Djali me nevoja të veçanta padit parkun

Evropë

Djali me nevoja të veçanta padit parkun

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:22
Adam George

ENjë djalë 11 vjeçar në Cornwall të Anglisë ka paralajmëruar padi për parkun i cili, sipas tij nuk i ka ofruar kushtet e duhura për tualet të veçantë.

Është një lloj i veçantë i tualeteve qe sipas ligjit kërkohen nga rreth 250 mijë njerëz në Britani të Madhe, të cilët kanë nevojë për pajisje shtesë për të kryer nevojat fiziologjike.

Kompania ka thënë se këto tualet kushtojnë rreth 40 mijë funta dhe një shpenzim i tillë do t’u ndikonte në vendet e punës.

Adam George ka lindur me një gjendje të rrallë gjenetike që dobëson muskujt e tij, ndikon në të folur, dhe ai nuk mund të lëvizë pa karrigie. Ai po ashtu vuan nga autizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat