Italia ka nevojë për zgjedhje të reja

Evropë

Italia ka nevojë për zgjedhje të reja

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:50
Udhëheqësi i Ligës, Mateo Salvini

Udhëheqësi i Ligës, Mateo Salvini, ka thënë se zgjedhje të reja të përgjithshme duhet të mbahen në Itali, pasi mandatari Guissepe Conte ktheu mandatin.

"Italianët janë në radhë të parë, e drejta e tyre për të punuar, ata janë të sigurt dhe të lumtur, dhe ne punojmë natën e së dielës për të formuar një qeveri që mbron interesat e qytetarëve italianë. Por dikush thotë JO, nën ndikimin e dikujt. Ne kurrë nuk do të jemi skllevër, Italia nuk është koloni, " tha Salvini, transmeton Ansa.

Conte i ktheu sonte mandatin presidentit të Italisë Sergio Matareli, pasi ky i fundit nuk pranoi të emërojë Paolo Savon për ministër të Ekonomisë, i propozuar nga Liga e djathtë ekstreme dhe Lëvizja Pesë Yje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat