Emigranti malian ”Spiderman” që shpëtoi katërvjeçarin bëhet shtetas francez

Evropë

Emigranti malian ”Spiderman” që shpëtoi katërvjeçarin bëhet shtetas francez

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:58
Emmanuel Macron dhe emigranti Mamoudou Gassama

Një emigrant malian i cili po njihet tashmë si një hero pasi shpëtoi një vogëlush të varur nga ballkoni në Paris, tani do të bëhet shtetas francez.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes llogarisë së tij në facebook, ndërsa ka treguar se emigranti Mamoudou Gassama gjendej në një vizitë tek ai në Pallatin e Elysee.

Presidenti Macron falënderoi personalisht Gassaman duke i dhënë atij një medalje për guximin dhe tha se do të bëhej gjithashtu një zjarrfikës.

Mamoudou Gassama mori lëvdata gjithandej globit pas aktit të ngjitjes jashtë ndërtesës për të shpëtuar katërvjeçarin për të cilin dukej si një Spiderman!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat