Gjendet të vrara në banesë një 31-vjeçare dhe një vajzë 11 vjeçe

Evropë

Gjendet të vrara në banesë një 31-vjeçare dhe një vajzë 11 vjeçe

Më: 28 maj 2018 Në ora: 13:26
Angli

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, si i dyshuar për vrasjen e një 31-vjeçareje dhe një vajze vetëm 11 vjeç. Ato u gjetën pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Gloucester të Anglisë.

Policia mësohet se izoloi të gjithë zonën përreth dhe pak kohë më vonë vuri në pranga të dyshuarin. Vrasjet besohet kanë ndodhur gjatë natës, ndonëse rrethanat mbeten misterioze.

Në një deklaratë për mediat, policia tha se fillimisht u njoftuan se në Dexter Way kishte dy persona të plagosur rëndë.

Megjithatë kur oficerët mbërritën në vendngjarje, 31-vjeçarja dhe e mitura ndërruan jetë. Nuk dihet ende lidhja mes të dyjave për shkak se policia është rezervuar në dhënien e informacionit mbi to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat