CIA rrëzon Vuçiqin nga Shkupi, Jeremiq lider i ri serb?

Evropë

CIA rrëzon Vuçiqin nga Shkupi, Jeremiq lider i ri serb?

Më: 29 maj 2018 Në ora: 12:53
Aleksandar Vuçiq

Amerikanët më 21 maj në Shkup kanë mbajtur një takim sekret ku është hartuar strategjia për rrëzimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe pushtetit të tij në Beograd.

Në takim morën pjesë ish-kreu i komunës së Zajeçarit Sasha Mirkoviq, pronari i  TV Nova nga Maqedonia Sead Koçan dhe Boban Jovanoviq, informator për koordinim me shërbimet perëndimore në Ballkan, ndërsa temë e takimit ishte rrëzimi i pushtetit në Serbi, transmeton Srbija Danas. 

Sipas bashkëbiseduesve, CIA po përgatit një buxhet prej 16 milionë dollarësh për tentimin e ri të rrëzimit të shefit të shtetit serb. 

“Berns ka caktuar takimin në Shkup për bartjen e pjesës së aksioneve të TV Nova te Sasha Mirkoviq dhe Zoran Bashanoviq, i cili është pronar i TV Nasha në Serbi. Prapaskena e këtyre transaksioneve është intensifikimi i propagandës mediatike dhe përgatitja e terrenit për ndryshimin e pushtetit në Serbi”, ka bërë të ditur një burim i paemëruar, duke mos treguar se kush është personi me emrin Berns që ai përmend.

Po sipas këtij burimi, nga Sofja në Shkup është zhvendosur ekipi special i CIA-s, i cili do të koordinojë operacionin në Serbi.

“Është përgatitur buxheti prej gjithsej 16 milionë eurosh”, zbulon burimi, sipas të cilit amerikanët tashmë kanë vendosur që lideri i ri i opozitës të jetë Vuk Jeremiq, i cili duhet të udhëheqë pushtetin e ndërruar. 

“U ra dakord që Jeremiq do të hyjë në skenë deri në fund të vitit dhe atë me të butë - dorëheqjen e presidentit të Serbisë ose me forcë në protesta që përfshijnë skenarin maqedonas," precizon burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat