Përdori gjak derri për të inskenuar vdekjen

Evropë

Përdori gjak derri për të inskenuar vdekjen

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:33
Arkadij Babçenko

Gazetari rus Arkadij Babçenko ka dhënë sot detaje rreth inskenimit të vrasjes së tij në Kiev, duke thënë se ka përdorur gjakun e derrit dhe shërbimet e grimerëve.

Ai tha se është dërguar me autoambulancë në morg nga vendi i ‘vrasjes’, prej nga doli dhe nisi të përcjellë lajmet.

Mediat botërore publikuan lajmin për vrasjen e t kritikut të ashpër rus ndaj presidentit Vlladimir Putin, dhe një ditë më vonë u lajmërua duke thënë se është shëndosh e mirë në një konferencë për media, duke thënë se vdekjen e  tij e inskenuan  shërbimet e sigurisë ukrainase për të parandaluar skenarin që do të kishte për qëllim vrasjen e tij.

Kievi të martën njoftoi se Babçenko u vra jo shumë larg banesës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat