7.5 milionë paundë shpenzoi policia për Rastin Skripal

Evropë

7.5 milionë paundë shpenzoi policia për Rastin Skripal

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 18:47
Policia britanike

Policia britanike ka shpenzuar shuma të mëdha për rastin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, i cili është helmuar tre muaj më parë.

Rreth 40 zyrtarë policor nga Anglia dhe Uellsi ishin angazhuar për rastin e ish-agjentit Skripal, për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve lokale, për të hetuar helmimin me agjent nervor dhe aktiviteti tremujor policisë i kushtoi 7.5 milionë paundë.

Kjo shifër u bë e ditur nga policia, që hetoi rastin në qytetin anglez Solzberi, ku u krye sulmi ndaj Skripalit dhe vajzës së tij Julia, më 4 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat