Putini lobon në Vjenë për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së

Evropë

Putini lobon në Vjenë për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 18:04
Putini lobon në Vjenë për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar Vjenën, ku është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Gjatë vizitës së tij në Vjenë Putini i ka bërë thirrje BE-së që të heq sanksione mbi Rusinë, të cilat ishin vendosur pasi Rusia aneksoi Krimenë e Ukrainës dhe i dha mbështetje separatistëve në Ukrainën lindore.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, Putin i ka quajtur të dëmshme për të dy palët, raporton DW.

“ Këto veprime janë të dëmshme për të gjithë, si për ata që i iniciojnë  dhe për ata  të cilëve iu drejtohen”, ka thënë Putin në një konferencë shtypi.

Putin i ka konsideruar në interes të të gjithëve anulimin e sanksioneve.

“Për këtë arsye mendoj se të gjithë kanë interes në anulimin e tyre”, ka thënë Putin.

Kancelari austriak, Kurz ka thënë se situata në Ukrainën lindore duhet të përmirësohet përpara se sanksionet të hiqen.

“Ne besojmë së një situatë e favorshme është më e dobishme për të dy palët se një situatë e humbur”, ka thënë Kurz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat