Austria do të mbyll “xhamitë politike” dhe do të dëbojë imamët e tyre

Evropë

Austria do të mbyll “xhamitë politike” dhe do të dëbojë imamët e tyre

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Autoritetet austriake kanë paralajmëruar se do të mbyllin shtatë xhami dhe do të dëbojnë imamët e tyre.

Kancelari Sebastian Kurz tha se ky veprim vjen si goditje ndaj “islamit politik”, raporton BBC.

Disa xhami dyshohen se kanë lidhje me nacionalistët turq. Në prill u shfaqën figura që tregonin fëmijët në uniformat e ushtrisë turke duke ri-miratuar Luftën e Parë Botërore të Gallipolit.

Zyra e presidentit turk e ka quajtur veprimin e Austrisë "islamofobik, racist dhe diskriminues".

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka përmes Twitter-it thënë se “veprimi i qeverisë austriake është një tentativë për të shënjestruar komunitetin mysliman”.

Qeveria austriake thotë se 60 prej 260 imamëve në vend po hetohen, nga të cilët 40 i përkasin ATIB, një organizatë islamike në Austri pranë qeverisë turke.

"Shoqëritë paralele, islami politik dhe tendencat e radikalizmit nuk kanë vend në vendin tonë", tha kancelari Kurz të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat