Vrasja e 14-vjeçares nga emigranti në Gjermani shkakton debate të mëdha

Evropë

Vrasja e 14-vjeçares nga emigranti në Gjermani shkakton debate të mëdha

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:40
Susanna Maria Feldmann

Vrasja e një 14-vjeçareje nga një emigrant irakian ka shkaktuar debate të mëdha në Gjermani.

Në skenën e përplasjes janë mediat, institucionet e qeveria. Një pjesë e shtypit vendas përpiqet të tregojë sesi gjithmonë e më shumë refugjatët i shkelin ligjet vendase, ndërsa politika rri e vështron e painteresuar.

Institucionet nga ana tjetër akuzohen për dështim. Irakiani i dyshuar për përdhunimin e më pas vrasjen e Susanna Maria Feldmann, arriti të largohej me gjithë familjen e tij duke u rikthyer në vendin e lindjes.

Arratia e 20-vjeçarit Ali Bashar nuk arriti sidoqoftë të zgjasë shumë, sepse ai është prangosur nga autoritetet irakiane.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer e përshkroi këtë zhvillim si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të autoriteteve të sigurisë kurde me policinë gjermane. Por kjo nuk mjafton për gjermanët e tronditur nga ngjarja e Ëiesbadenit ku trupi i adoleshentes u gjet në një gropë, i mbuluar me degë pemësh e barishte. 20-vjeçari me precedente penale, kishte mbërritur në Gjermani në 2015-ten dhe një vit më vonë, i ishte mohuar kërkesa e azilit. Për krimin e rëndë ishte ndaluar më parë edhe një 35-vjeçar turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat