Grupi i Normandisë diskuton sot konfliktin në Ukrainë

Evropë

Grupi i Normandisë diskuton sot konfliktin në Ukrainë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 08:35
Luftime në rajonin, Donetsk, fotografi nga arkivi.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, do të takohen të hënën në Berlin për të diskutuar konfliktin në lindje të Ukrainës.

Në negociatat e njohura si “Formati i Normandisë”, pritet të diskutohet çështja e angazhimit të një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit.

Të gjitha palët mbështesin një mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës, mirëpo kanë mospajtime rreth mandatit të tij.

Gjermania dhe Franca dëshirojnë që trupat të vendosen në të gjitha zonat e kontrolluara nga rebelët e përkrahur nga Rusia, duke përfshirë kufirin Ukrainë-Rusi.

Rusia kundërshton këtë ide.

Më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftimet në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase në lindje të Ukrainës nga prilli i vitit 2014.

Përpjekjet për të krijuar armëpushim në zonën e konfliktit kanë dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat