Shoferët e taksive të Vjenës protestuan sot në mesditës në të gjithë qytetin kundër Kompanisë “Uber”, të cilin ata e konsiderojnë si konkurrencë të padrejtë.
Shoferët e taksive u mblodhën në rrethin e 22-të të Bashkisë, në dy kahet e Danubit, për të vazhduar drejtë qendrës, ku u mbajtën protesta.
Por “Uber”, ka njoftuar se ka pezulluar shërbimin e saj në Vjenë, pasi një gjykatë austriake lëshoi të mërkurën një vendim të përkohshëm kundër kësaj kompanie.
Kjo kompani është paditur nga shoqëritë e taksive në Vjenë për dëmtim të punë së tyre. “Uber” shpreson që vendimi i përkohshëm i gjykatës të ndryshojë në favor të tyre.
“Uber” ka filluar punën në Evropë në vitin 2011, gjë që ka shkaktuar protesta dhe shqetësime të autoritetet lokale dhe shoferët e taksive, pasi sipas tyre, nuk respektuan rregullat e njëjta për sigurimin, licencimin dhe sigurinë në punë.