Për shumicën e vendeve të punës në të ardhmen do të nevojiten shkathtësi digjitale, prandaj fëmijët duhet t’i mësojnë edhe në shkollë, tha sot Mariya Gabriel, Komisionere Evropiane për Ekonomi Dixhitale.
Ajo në Forumin e 11-të Botëror të Mediave në “Deutsche Welle”, i mbajtur në Bonn, tha se Bashkimi Evropian është i dedikuar për zhvillimin e digjitalizimit, veçanërisht në shërbimin e zhvillimit të medias.