Britania e Madhe kërkon punëtorë, lehtësohen procedurat

Evropë

Britania e Madhe kërkon punëtorë, lehtësohen procedurat

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Duket se kriza në specialiste në sektorë si shëndetësia, inxhinieria dhe teknologjia e informacionit e kanë detyruar qeverinë e kryeministres britanike Theresa May të lehtësojë dhe vizat dhe kontratat e punësimit për këto profesione nga specialist nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra.

Ministria e Brendshme edhe jo e Emigracionit Home Office, do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve.

Britania ka nevoje të madhe për mjek, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermier. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialist të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermiere dhe afro 10 mijë për mjeke.

Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar.

Sakaq ne Shërbimin Shëndetësor Britanik ka një rritje progresive të mjekeve dhe infermiereve të ardhur kohet e fundit nga Shqipëria.

Kjo lëvizje e fundit e kryeministres Theresa May, duket se flet për një drejtim të ri të politikes britanike të emigracionit në periudhën post-brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat