Gjermania zgjat për një vit misionin ushtarak në Mesdhe

Evropë

Gjermania zgjat për një vit misionin ushtarak në Mesdhe

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 23:28
Ushtarët Gjerman

Parlamenti gjerman ka votuar për të zgjatur me një vit tjetër kohën e pranisë së trupave ushtarake në Mesdhe, si pjesë e një misioni të BE-së e quajtur “Sofia”.

Njësoj si në vitet e mëparshme, mandati i miratuar nga Bundestagu përfshin një kufi maksimal prej 950 trupash për të ndihmuar në misionin e BE-së, i cili ka për detyrë të shpëtojë migrantët dhe të trajnojë marinarët libianë në luftën kundër kontrabandistëve.

Aktualisht, numërohen vetëm 100 ushtarë gjermanë të pranishëm në këtë mision te BE-së në Mesdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat