Merkel: Gjermania mbështet shpenzimet 2% për mbrojtje

Evropë

Merkel: Gjermania mbështet shpenzimet 2% për mbrojtje

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:38
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se Gjermania është e përkushtuar ndaj qëllimit të NATO-s, që secili shtet të ndajë dy për qind të BPV-së për mbrojtje.

"Berlin i përmbahet këtij plani, ne e kemi pranuar këtë qëllim", tha Merkel.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas marrjes së presidencës, ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s që të paguajnë 2 për qind të Bruto Produktit Vendor për ushtri, sepse siç kishte deklaruar ai, SHBA nuk mundet ta mbajë çdoherë barrën e madhe të financimit të trupave të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat