Rreth 70% e italianëve pro Salvinit dhe ndalimit të anijeve me refugjatë - Bota Sot
Rreth 70% e italianëve pro Salvinit dhe ndalimit të anijeve me refugjatë

Evropë

E premte, 20 korrik 2018

Rreth 70% e italianëve pro Salvinit dhe ndalimit të anijeve me refugjatë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:55
Matteo Salvini

Pothuajse 60 për qind e italianëve thonë se ishte e drejtë t’u mbyllje portet anijeve që transportonin migrantë ilegalë nga Afrika, dhe 68 për qind thonë se ministri i brendshëm populist Matteo Salvini bëri mirë që iu kundërvu Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Sondazhi vjen teksa një numër anijesh që mbartin mbi 600 emigrantë ankorohen në portin e Valencias në Spanjë, një javë pasi Salvini refuzoi t’i pranonte.

Lideri i Lega Nord, e cila formon gjysmën e qeverisë së re populiste të Italisë së bashku me Lëvizjen Pesë Yjet të Luigi Di Maios, duket se gëzon përkrahje popullore në vend.

Sondazhi i IPSOS u vu në dukje nga Mathew Goodwin, bashkëpunëtor në Chatham House, para se të përhapej edhe nga lideri i fushatës së Brexit, Nigel Farage.

‘Ky është fillimi njerëz’, shkruante ish-kreu i UKIP.

Të dielën në mëngjes, anija e rojës bregdetare italiane, Dattilo, ishte e para nga tre anijet që mbanin 630 emigrantët që u dërguan në Spanjë.

Aquarius, e manaxhuar nga SOS Mediterranee Sea dhe Doctors Without Borders, ishte e dyta, duke sjellë 106 emigrantë të tjerë, ndjekur nga anija e marinës italiane, Orione.

Salvini tha se nuk do të lejonte që Italia të shndërrohej në një “kamp gjigant refugjatësh”, por kryeministri i ri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, ishte i gatshëm t'i mirëpriste emigrantët, të cilët udhëtuan qindra milje për të arritur në Evropë.

Këtë të shtunë, Salvini ndaloi dy tragete të tjerë me emigrantë, duke shkruar në Facebook:

“Dy anije të tjera me flamur holandez, Lifeline e Seefuchs, kanë mbërritur pranë bregut të Libisë, duke pritur për ngarkesat e tyre humane të braktisura nga trafikantët”.

“Këta zotërinj e dinë që Italia nuk dëshiron të jetë më bashkëfajtore në imigracionin ilegal dhe prandaj duhet të shohin për porte të tjera”.

Sipas ligjeve të BE për azilin, emigrantët supozohet të kërkojnë azil në vendin ku hyjnë, duke vendosur një barrë të madhe mbi Italinë e Greqinë, ku në vitet e fundit kanë arritur qindra mijëra prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test