Merkel: Berlini do t’i financojë vendet e BE-së që marrin pas emigrantët

Evropë

Merkel: Berlini do t’i financojë vendet e BE-së që marrin pas emigrantët

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:34
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj mund t’i ofrojë vendeve të tjera të BE-së mbështetje financiare nëse marrin pas emigrantët që janë regjistruar si azilantë në këto vende.

Merkel tha se marrëveshja dypalëshe që po kërkon me Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera, do të jetë e ngjashme me atë të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.

Kjo marrëveshje bëri që Ankaraja të rimarrë ata që nuk kishin arritur të merrnin azil në BE dhe që kishin hyrë në Evropë nëpërmjet Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat