Shpërthim në një stacion metroje në Londër

Evropë

Shpërthim në një stacion metroje në Londër

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 22:45
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:00 me atë lokale, ndërsa policia i ka kërkuar banorëve pranë zonës që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një stacion metroje në Londrës.

Nga të dhënat e para raportohet për disa persona të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:00 me atë lokale, ndërsa policia i ka kërkuar banorëve pranë zonës që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

“Daily Mail” shkruan se pas shpërthimit në Southgate disa persona janë duke marrë ndihmën mjekësore.

Pak para shpërthimit, mediat britanike shkruajnë se policia ishte njoftuar për një pako të dyshimtë dhe kishte kryer kontrollet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat