HRW i kërkon Ukrainës të miratojë Deklaratën e Shkollave të Sigurta

Evropë

HRW i kërkon Ukrainës të miratojë Deklaratën e Shkollave të Sigurta

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:07
Logo e HRW-së

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Ukrainës që të mbështesë Deklaratën e Shkollave të Sigurta - një dokument politik ndërqeveritar që synon mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve në arsim, gjatë kohës së luftës.

HRW tha se luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë "efekt shkatërrues" te fëmijët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, qëkur ka nisur konflikti në prill të vitit 2014, së paku 740 objekte shkollore në rajon janë dëmtuar ose shkatërruar.

Të dyja palët në konflikt i kanë përdorur shkollat dhe universitetet si baza dhe kazerma, tha HRW.

Shtatëdhjetepesë vende e kanë nënshkruar Deklaratën e Shkollave të Sigurta, e cila kërkon angazhime konkrete për t'i mbrojtur më mirë nxënësit, mësuesit, shkollat dhe universitetet nga efektet e luftës.

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Serhiy Kyslytsya, tha në tetor të vitit të kaluar se vendi i tij i kushton "rëndësi të madhe" Deklaratës së Shkollave të Sigurta dhe shprehu gatishmërinë e Kievit për ta miratuar dokumentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat