Pas një përleshje, lopa lëndon dy persona në Zvicër

Evropë

Pas një përleshje, lopa lëndon dy persona në Zvicër

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre seriozisht, nga plagët e marra nga një lopë që po provonin që ta kthenin në stallë.

Lopa dhe viçi u larguan në mënyrë agresive në kantonin Schwys të Zvicrës, edhe pse fillimisht fermeri arriti që t’i fusë kafshët në stallë, mirëpo kur provoi që të mbyllte derën, lopa duke rrëzuar derën, arriti që ta lëndojë fermerin.

Kurse një grua që ishte duke u munduar që t’i qetësojë kafshët, u përplas për makine nga lopa, duke i shkaktuar asaj lëndime më serioze, ka bërë të ditur policia vendase.

Turistët shumë shpesh hasin bagëti në alpet e Zvicrës, mirëpo sulmet nga to janë më të rralla. Një turist gjerman mbeti i vdekur në vitin 2015 pas lëndimeve që mori nga një lopë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat