Deputeti gjerman Andrej Hunko tha sot se zyrtarët e Ankarasë nuk e lejojnë atë të hyjë në Turqi si një vëzhgues ndërkombëtar për të monitoruar zgjedhjet, të cilat do të mbahen kësaj të diele.
Hunko, një anëtar i partisë opozitare së Majtë, tha se ambasadori turk në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë njoftoi organizatën rreth vendimit, ndërkohë që po përgatitej të shkonte në Ankara sot.