Erdogan nuk ndalet. Rizgjidhet President që në raundin e parë të zgjedhjeve

Evropë

Erdogan nuk ndalet. Rizgjidhet President që në raundin e parë të zgjedhjeve

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:07
Reccep Tayip Erdogan fiton edhe një tjetër mandat 5-vjecar në krye të Turqisë. Ai mori mbi 52% të votave ndaj rivalit më të afërt, Muharrem Ince (30%).

(E plotësuar) - “Qytetarët dhanë votën dhe folën qartë”. Me këto fjalë Reccep Tayip Erdogan shpalli fitoren edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të Turqisë. “Do të bëj më shumë për kombin. Grindjet që ndodhën gjatë fushatës do t’i lëmë pas krahëve dhe do të nisim punë për t’i shperbyer atdheut”, tha Erdogan në fjalimin e fitores.

Reccep Tayip Erdogan fiton edhe një tjetër mandat 5-vjecar në krye të Turqisë. Ai mori mbi 52% të votave ndaj rivalit më të afërt, Muharrem Ince (30%).

Këto zgjedhje konsideroheshin si sfida më e madhe elektorale për Erdoganin në 15 vitet e tij në pushtet. Rreth 60 milionë zgjedhës kishin të drejtë vote.

Erdogani fitoi me vështirësi një referendum në 2017 për të kaluar nga sistemi parlamentar në një presidencë të fuqishme ekzekutive. Presidenti, pas këtyre zgjedhjeve, do të ketë fuqi shtesë. Roli i kryeministrit shkrihet dhe Presidenti merr autoritetin e lëshimit të ligjeve përmes dekreteve.

Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme të vendosur që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Këto zgjedhje do të mbaheshin në nëntor të vitit të ardhshëm, por Erdogani i shpejtoi ato.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të lartë sigurie. Vetëm në Stamboll, 38 mijë policë ishin në detyrë gjatë ditës.

Presidencialet në Turqi: Erdogan shpall fitoren

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

“Populli turk më ka mandatuar mua si president, sipas rezultateve jozyrtare”, ka deklaruar Erdogan.

“Unë shpresoj se askush nuk do ta dëmtojë demokracinë, duke kontestuar këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre për të fshehur dështimin e tyre”, është shprehur ai, raporton e përditshmja prestigjioze britanike, The Guardian.

Erdogan po prin me 52.79 për qind të votave, pas numërimit të 98.68 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.79 për qind të votave.

I treti është Selahattin Demirtash - i cili aktualisht ndodhet në burg - me 8.03 për qind të votave.

Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 98.68 për qind e kutive.

Megjithatë, partia opozitare turke, CHP, këmbëngul se nuk janë numëruar ende të gjitha fletëvotimet, dhe se kur ato të jenë numëruar, kandidati i saj, Ince, do ta çojë vendin në balotazh, muajin e ardhshëm.

Image

Numërohen mbi 94% e votave, Erdogani kryeson

Me mbi 94% të votave të numëruara, Reccep Tayip Erdogan kryeson në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Turqi.

Ai ka marrë mbi 50% të votave që i duhen për t’u rizgjedhur President ndërsa rivali Muharrem Ince, 30%.

Përveç presidencës, zgjedhësit votuan edhe për anëtarët e Parlamentit dhe po sipas mediave shtetërore turke, partia e Erdoganit kryeson edhe këtu. Partia e tij, Drejtësi dhe Zhvillim kryeson me 55% të votave të numëruara deri më tani, raporton media shtetërore, ndërsa opozita CHP ka 14% të votave.

Këto zgjedhje konsideroheshin si sfida më e madhe elektorale për Erdoganin në 15 vitet e tij në pushtet. Rreth 60 milionë zgjedhës kishin të drejtë vote. Erdogani fitoi me vështirësi një referendum në vitin 2017 për të kaluar nga sistemi parlamentar në një presidencë të fuqishme ekzekutive.

Presidenti, pas këtyre zgjedhjeve, do të ketë fuqi shtesë. Roli i kryeministrit shkrihet dhe Presidenti merr autoritetin e lëshimit të ligjeve përmes dekreteve.

Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme të vendosur që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Këto zgjedhje do të mbaheshin në nëntor të vitit të ardhshëm, por Erdogani i shpejtoi ato.

Zgjedhjet u zhvilluan nën masa të lartë sigurie. Vetëm në Stamboll, 38 mijë policë ishin në detyrë gjatë ditës.

Numërohen 92 për qind të votave – Ky është rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Janë numëruar mbi 92 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 53.35 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.41 për qind të votave.

I treti është Selahattin Demirtash - i cili aktualisht ndodhet në burg - me 7.65 për qind të votave. 

Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 92.24 për qind e kutive.

Numërohen 85 për qind të votave – Ky është rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Janë numëruar mbi 85 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 54.05 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.00 për qind të votave.

Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 85.15 për qind e kutive.

Ndërkaq, sipas një numërimi të pavarur, nga Platforma Adil Seçim, Erdogan ka 43.51 për qind të votave, kurse Ince 33.92 për qind, pas numërimit të 23 për qind të votave.

Zgjedhjet në Turqi, numërohen 60 për qind e votave, ja kush prin

Janë numëruar gati 60 për qind e votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 55.93 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 28.93 për qind të votave.

Kështu raporton e përditshmja prestigjioze britanike, The Guardian, duke iu referuar agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Ajansi.

Zgjedhjet në Turqi, prin Erdogan

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot në Turqi, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan prin me 59.9% të votave, sipas Reuters.

Pas 19.35 për qind të fletëve të votimit të numëruara, kundërkandidati  Muharem Indz ka 25.8 vota.

Përfundojnë votimet në Turqi

Në Turqi janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Sipas Reuters, nuk ka sondazhe paraprake në Turqi dhe rezultatet e para paraprake priten në mbrëmje.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka votuar sot në Stamboll në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare, duke thënë se Turqia po përjeton "revolucion demokratik".

Ndërsa, lideri i partisë kryesore opozitare të Turqisë, Kelam K?l?çdaro?lu tha se kanë hasur në ankesa për parregullsitë zgjedhore në juglindje të vendit, ndërsa kryetari i Komisionit Zgjedhor turke njoftoi se autoritetet kishin marrë "iniciativa e nevojshme", pas akuzave për parregullsi në vendvotime në Turqinë juglindore.

Sadi Guven, kryetar i Komisionit Zgjedhor, tha se janë iniciuar procedura administrative dhe penale, ndërsa Kiliçdaroglu ka bërë thirrje që zyrtarët përgjegjës të vendvotimeve të mbeten të paanshëm dhe të" mos harrojmë se ata janë shërbëtorë publikë, jo në shërbim të një partie politike.

Voton Erdogani

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka votuar në shkollën e mesme “Saffet Çebi” në Üsküdar, në qytetin e Stambollit. Ai ka votuar së bashku me gruan e tij, Eminen.

Më herët, edhe kryeministri i tanishëm Binali Yildirim, ka votuar sot në Stamboll, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve turq që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votuar.

Edhe kryetari i Partisë Republikane në Turqi, Muharrem Ince, teksa ka hedhur votën e tij, ka kërkuar nga qytetarët turq që të dalin në vendvotime dhe ta kryejnë obligimin e tyre.

Ai kërkoi që ecuria e ditës së sotme të shkojë e qetë dhe pa incidente, duke shtuar se kjo do të jetë ditë e madhe për demokracinë e Turqisë.

Edhe shumë kryetarë komunash, ministra dhe liderë të disa partive opozitare tashmë e kanë hedhur votën e tyre në orët e para të ditës së sotme.

Image

Zgjedhjet në Turqi: Erdogan përballet me sfida teksa vendi voton

Këtë të diele qytetarët në Turqi po shkojnë drejt kutive të votimit më zgjedhjet që paraqesin kërcënimin më të madh për presidentin Recep Tayyip Erdogan, në 15 vitet e udhëheqjes së tij.

Rreth 59 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, mirëpo, pavarësisht se kush fiton, shtetit do të përballet me ndryshime të mëdha, raporton BBC.

Erdogan ka dominuar politikën turke që nga viti 2003, kur u zgjodh kryeministër dhe filloi ndryshime në vend. Ai sfidoi sekularizimin e vendit, duke sjell politika islame konservatore në sferën dhe institucionet publike. Vitin e kaluar, Erdogan fitoi një referendum që i mundëson atij shndërrimin e parlamentarizmit në një sistem ku fuqia kryesore i takon presidentit.

Erdogan është shprehur se këto zgjedhje kanë një veçori tjetër dhe se aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik.

"Pjesëmarrja duket e mirë, edhe informacionet që kam marrë nga gjithë Turqia e tregojnë këtë. Teksa në zgjedhjet e kryer në botë pjesëmarrja është tek 30 përqindëshi, Turqia i ka tejkaluar këto. Pjesëmarrja në 85 për qind në zgjedhjet e fundit tregon përparimin e demokracisë, nivelin e pjekurisë demokratike në Turqi", tha ai. /KosovaPress/

Zgjedhje në Turqi: Ka ende shans demokracia?

Votimet të dielës në Turqi (24.06) janë ndoshta më të rëndësishmet në historinë e Turqisë moderne. Nëse fiton presidenti turk, Erdogan konsolidohet pushteti i një njeriu të vetëm. Por as opozita turke nuk duhet injoruar.

24 Qershor 2018. Turqit votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Populli jep votën se ç'të ardhme përfytyron për vendin e tij. Rezultati i zgjedhjeve vendos edhe për të ardhmen e presidentit Erdogan. Nga një politikan që e ktheu vendin e tij në një fuqi rajonale ekonomike me synim anëtarësimin në BE, Erdogan është kthyer vitet e fundit në një politikan autoritar.

Shoqëria turke që është e përzier me shumë grupime etnike dhe besime është e ndarë në dy kampe: Përkrahës të Erdoganit dhe ata që e kritikojnë atë. Në Turqi janë të regjistruar afër 60 milionë njerëz me të drejtë vote. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e votuesve e mbështet Erdoganin dhe partinë qeverisëse, AKP. Pjesë tjetër mbështet parti të tjera dhe do fundin e sundimit të Erdoganit. Si mund të zgjidhet kjo gjendje pati?

Image
Ankara

Erdogani kërkon fundin e ndarjes së pushteteve

Në 10 vitet e fundit, Erdogan ia ka dalë të mënjanojë konkurrentët e mundshëm. Kështu themeluesi dhe kryetari i partisë, AKP ia ka dalë të forcojë pushtetin. Qëllimi i tij në këtë zgjedhje është marrja e pushtetit mbi legjislativin, judikativin dhe ekzekutivin. Ai kërkon sistemin presidencial.

Për reformën e nevojshme u vendos në prill 2017 në një referendum në Turqi. Erdogan e ngre lart këtë projekt, por në këtë sistem presidencial kompetenca për krijimin e qeverisë kalon nga parlamenti tek presidenti. Atij i nënshtrohet edhe shërbimi i fshehtë dhe ushtria. Edhe ministrat vendosen prej tij.

Tarhan Erdem, themelues i  KONDA – një nga institutet më të njohur në Turqi shpjegon për Deutsche Wellen. „Zgjedhjet e 24 Qershorit do të ndryshojnë fatin e Turqisë." Sistemi i sundimit të një personi ekziston prej disa vitesh. Por votimet do t'i japin atijj bazën juridike", mendon Erdem.

Ngritja e opozitës

Por Erdogan, që nuk ka humbur zgjedhje në 16 vitet e fundit e sheh veten për herë të parë përballë një pengese të madhe. Në një kohë që me partinë ultranacionaliste, MHP ai ka krijuar një aleancë popullore, partitë e opozitës po ashtu janë bashkuar në një aleancë që nuk ka qenë e mundur më parë. Aleanca Kombëtare është e përbërë nga partia laike, Partia Republikane Popullore, besnike ndaj Ataturkut, CHP, Partia Islamike e Lumturimit, SP, Partia e Së Mirës, IYI. Paraqitja zgjedhore e kandidatit kundërshtar të Erdoganit, CHP, Muharrem Ince i jep shpresë kritikëve se ndoshta Erdogan nuk zgjidhet president që në raundin e parë.

Image
Muharrem Ince

Një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje ka partia socialiste kurde, Partia Demokratike, HDP. Partia qeverisëse, AKP e sheh atë si krahun politik të AKP-së. Mijëra anëtarë të HDP-së janë arrestuar me urdhër të Erdoganit në vitet e fundit. Selahattin Demirtas, kandidati i kësaj partie për president e zhvillon fushatën nga burgu. Ai nuk entuziazmon vetëm kurdët, por edhe të majtët turq. Nëse HDP futet në parlament, ajo do të sigurojë vendin e saj në politikën turke. Por nëse aleancat e partive çlirohen nga kriteri i mbledhjes së të paktën 10% të votuesve, duhet që HDP ta kalojë edhe këtë pengesë. Në dy zgjedhjet e fundit ajo ia ka dalë. Që këtë herë mund të jetë ndryshe, është shqetësuese për opozitën. Nëse HDP nuk arrin të hyjë në parlament, 60-70% e deputetëve i caktohen AKP. Me këtë kjo parti arrin shumicën absolute në parlament.

Sundimi i një njeriu të vetëm apo demokraci?

 

Image
Përkrahës të partisë kurde, HDP

Prof. Mesut Yegen, docent për sociologjinë në Universitetin Sehir të Stambollit thekson se „Turqia do të vendosë, nëse do të vazhdohet me një regjim autoritar. Këtë rrugë ky vend po e përshkon prej disa vitesh. Por zgjedhjet e 24 Qershorit janë një shans i mirë për t'u larguar prej saj."

Aspekti i dytë i rëndësishëm prek problemin kurd. Do të tregohet, nëse HDP do të njihet si legjitime nga qeveria. „Nëse Muharrem Ince mbetet në raundin e dytë, votat kurde kanë rëndës, e duket se do të jetë kështu, mund të hapet një diskutim politik, përmes të cilit kurdët do të shihen sërish si pjesë e regjimit. Kjo do të thotë që më 24 Qershor votohet nga njëra anë për demokracinë, nga tjetra për atë, nëse duam ne që aktorët politikë që angazhohen për zgjidhjen e problemit kurd të vazhdohen të shihen jashtë regjimit."/dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat