Mijëra rumunë në protesta kundër korrupsionit

Evropë

Mijëra rumunë në protesta kundër korrupsionit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:08
Protestat u mbajtën gjithashtu në qytetet e Kluzhit, Sibiut, Timishoara dhe Brashov.

Mijëra njerëz vazhduan sot protestat në gjithë Rumaninë për ditën e pestë radhazi, në shenjë pakënaqësie me gjendjen në vend si rezultat i korrupsionit qeveritar.

Protestuesit valëvitën flamujt e Rumanisë dhe Bashkimit Evropian (BE) përpara selisë së qeverisë në Bukuresht duke thirrur "Poshtë, Partia Socialdemokrate!"

"Ne jemi të lodhur nga gënjeshtrat dhe banditët e qeverisë", tha Elena Florea, 44-vjeçe, në kryeqytetin e Rumanisë.

Protestat u mbajtën gjithashtu në qytetet e Kluzhit, Sibiut, Timishoara dhe Brashov.

Udhëheqësi i Partisë Socialdemokrate në pushtet, Liviu Dragnea, u dënua të enjten, më 21 qershor, me 3.5 vjet burgim për punësim fiktiv, një goditje ndaj ambicies së tij për të mbetur aktori kryesor në skenën politike.

Dragnea u gjet fajtor sepse "nxiti" dy punonjës socialë në Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve për të punuar për degën lokale të partisë që ai udhëhoqi në atë kohë. Këto aktivitete u zhvilluan ndërmjet viteve 2006 dhe 2012, në kohën kur Dragnea ishte kryetar i këshillit të rrethit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat