Greqia goditet nga tërmeti

Evropë

Greqia goditet nga tërmeti

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm, në shtetin fqinj, Greqi.

Bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë rreth orës 07.14 me orën tonë, në afërsi të brigjeve greke.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 26 kilometër larg Methoni, një qytezë në brigjet e Peloponezit.

Lëkundjet kishin një thellësi prej 30 kilometrash, ndërsa prej tyre nuk ka të lënduar për njerëz.

Paraprakisht flitet për disa dëme të vogla, në të çara në ndërtesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat