A do të prishet koalicioni qeverisës në Gjermani?

Evropë

A do të prishet koalicioni qeverisës në Gjermani?

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 11:12
Angela Merkel dhe Horst Seehofer

Kancelarja gjermane Merkel po përpiqet me të gjitha mjetet të gjejë një zgjidhje për migrantët dhe azilkërkuesit. Por deri tani nuk ka marrëveshje përfunditmare me CSU.

Takimi mes krerëve të CDU Angela Merkel dhe CSU Horst Seehofer ka zgjatur dy orë të plota dhe pas kësaj bisede Merkel dhe ministri i Brendshëm u larguan nga zyra e kancelares. Për rezultatet e takimit sy më sy nuk dihet asgjë - zyrtarisht.

Dita vendimtare?

Këtë të dielë krerët e partive CDU dhe CSU do të vendosin në takimet e tyre në Berlin dhe Mynih për raportet mes tyre dhe futjen apo jo në fuqi të masave që ka paralajmëruar Seehoferi për largimin dhe kthimin e refugjatëve të regjistruar në ndonjë vend tjetër nga kufiri gjerman. Ende nuk përjashtohet mundësia e shkatërrimit të koalicionit CDU/CSU dhe SPD, pas vetëm 100 ditë në pushtet, për shkak të dallimeve në politikën ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve. E mundur është madje edhe prishja e koalicionit të përheshëm mes partive simotra CDU/CSU, që ekziston prej dekadash.

Image
Angela Merkel dhe Horst Seehofer

Seehofer ka paralajmëruar se me 1 korrik do të fillojë kontrollet në kufi dhe nuk do të lejojë futjen në Gjermani të refugjatëve të regjistruar në ndonjë vend tjetër. Merkel kërkon "zgjidhje evropiane" për këtë.

Kancelarja ka bërë së fundi disa marrëveshje të rëndësishme në rrafshin evropian për migrantët dhe po përpiqet të zbusë mosmarrëveshjet. Ajo u ka dërguar një letër krerëve të CSU dhe SPD ku përshkruhen masat që po ndërmirren në politikën ndaj migrantëve dhe azilit. Merkel thotë se Greqia, Spanja dhe 14 vende të tjera të BE kanë pranuar të nënshkruhet marrëveshje për kthimin më të shpejtë të refugjatëve të regjistruar atje.

"Totalisht e paarsyeshme"

Çekia, Hungaria e ndërkohë edhe Polonia e kanë refuzuar kancelaren. "Nuk ka asnjë marrëveshje të re për pranimin e personave që janë regjistruar në këto vende dhe kanë kërkuar azil", thotë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Poloni. Edhe një zëdhënës në Hungari ka deklaruar më parë se "në territorin e Hungarisë nuk mund të futet asnjë azilkërkues, nëse më parë ka kërkuar azil në Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE." Kryeministri çek Andrej Babis i ka quajtur pohimet e kancelares "alarmuese" dhe "totalisht të paarsyeshme".

Image
Angela Merkel dhe Horst Seehofer

Shefi i grupit parlamentar të CSU në Bundestag, Alexander Dobrindt, dyshon tek vendimet e samitit të BE. "Kur shohim pohimet e disa vendeve të tjera pas samitit, shtohen dyshimet se këto vendime mund të bëhen realitet", tha Dobrindt për gazetën "Bild am Sonntag".

Shefja e SPD Andrea Nahles kërkon nga CSU "që të mos instrumentalizojë edhe më shumë këtë çështje dhe të jetë më e arsyeshme". Ajo mendon se "veprime të njëanshme të ndonjë partie në kufitjë gjermanë nuk do të ketë"./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat