Merkel: Ulja e tarifave në vetura, për të gjithë ose askënd

Evropë

Merkel: Ulja e tarifave në vetura, për të gjithë ose askënd

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 16:33
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se mbështet bisedimet për uljen e tarifave të BE-së për importin e automobilave amerikanë, duke komentuar ofertën e Uashingtonit se SHBA heq dorë nga kërcënimet nga vendosja e tatimeve ndaj veturave evropiane si shkëmbim për lëshime.

Merkel theksoi se çfarëdo mase e tillë do të ndikonte që BE të zvogëlojë tarifat për makinat e importuara nga vendet e tjera, përndryshe nuk do të ishte në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë

“Kur duam të bisedojmë për tarifat, për shembull për automobilat, na nevojitet një qëndrim i përbashkët evropian dhe në këtë po punojmë tutje”, tha ajo.

“Do të isha e gatshme të mbështes bisedime për uljen e tarifave, por nuk duam ta bëjmë vetëm me SHBA”, shtoi kancelarja gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat