Armiqtë e Merkelit nuk janë miqtë e Seehoferit

Evropë

Armiqtë e Merkelit nuk janë miqtë e Seehoferit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 09:35
Ilustrim

Orban, Kurz, AfD - e demonizonin deri tani politikën e refugjatëve të kancelares gjermane. Por edhe kursi i ri konservator i Gjermanisë refuzohet.

Edhe pse kancelarja gjermane ra dakord me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për ashpërsimin e politikës gjermane për azilin dhe edhe në takimin e BE-së luftoi që politika evropiane e migrimit të ashpërsohet, kryeminstri hungarez, populisti i djathtë, Viktor Orban, nuk është i kënaqur me ato që i prezantoi kancelarja gjatë vizitës në Berlin.

Merkel dëshiron që me shtetet e tjera të BE-së të bjerë dakord që ata t'i ripranojnë refugjatët që cilët janë regjistruar në vendin e tyre. Orban nuk pranon. Refugjatët që janë regjistruar në Hungari, kanë ardhur pothuajse të gjithë të paregjistruar nga Greqia - kështu që ata tani janë problemi i Greqisë. Kurse për Merkelin problemi është se Hungaria "nuk ndihet përgjegjëse" - as në një Evropë humane.

Image
Viktor Orban i pakënaqur me ato që i prezantoi kancelarja gjatë vizitës në Berlin

Angela Merkel e sheh zgjidhjen evropiane të politikës së refugjatëve si më poshtë: si me marrëveshjen BE-Turqi, vendet e Afrikës së Veriut t'i mbajnë migrantët e paligjshëm larg nga Evropa. Në këmbim, BE-ja u jep para, hap kanale ligjore për profesionistët ose studentët dhe i shpërndan refugjatët në Evropë. Megjithatë, Orbani nuk është dakord me shpërndarjen në BE. Solidariteti i Hungarisë konsiston në "8,000 vetë të armatosur" që ruajnë 20 orë me radhë në kufirin jugor për të mbrojtur Gjermaninë nga emigrantët.

Horst Seehofer dhe Sebastian Kurz, dakord por ...

Qërkurse kancelarja Angela Merkel lejoi në vitin 2015 të vinin në Gjermani rreth një milionë refugjatë, Horst Seehofer është një nga kritikët e saj më të ashpër. Në këtë pikë ai pajtohet me partinë populiste të djathtë AfD si dhe me kancelarin austriak  Sebastian Kurz ose atë kryeminstrin hungarez Viktor Orban.

Por edhe pse Horst Seehofer arriti kompromis me kancelaren për krijimin e "qendrave tranzit" në kufirin bavarez si dhe për kontrollin më të mirë të kufirit gjerman, politikani i AfD-së Martin Hess, i quajti këto masa si "mashtrim të popullit", sepse refugjatët do të gjejnë rrugë të tjera për të ardhur.

Edhe në Austri "qendrat tranzit" në të cilat parashikohen të mblidhen refugjatët që kanë ardhur pa leje nga vende të tjera të BE-së dhe të qëndrojnë deri sa të ekstradohen në këto vende, nuk u pritën mirë. Kancelari austriak Sebastian Kurz i kërkoi ministrit të Brendshëm gjerman Seehofer që ishte për vizitë në Vjenë që ta sqarojë se çfarë mendon me dëbimet e refugjatëve në kufirin austirako-gjerman. Pas takimit me Seehoferin Kurz deklaroi se ata ranë dakord që nga Gjermania nuk do të ketë "masa në disfavor të Austrisë".

Image
Horst Seehofer dhe Sebastian Kurz

Horst Seehofer dhe Sebastian Kurz janë dakord që nuk duan që refugjatët të vijnë për në Evropën Qendrore". Por se çfarë do të ndodh me refugjatët që do të mbahen në "qendrat e tranzitit" të Horst Seehofer-it mbetet e hapur. Seehofer-i thotë se dëshiron t'i ekstradojë ata "drejtpërdrejt" nga "qendrat tranzit" në vendet ku ata kanë shkelur për herë të parë territorin e BE-së - zakonisht në Itali ose Greqi. Por me këto vende nuk ka edne marrëveshje ripranimi.

Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së mbetet elementi i vetëm i një politike evropiane të azilit, për të cilën Merkel, Seehofer, Kurz, Orban dhe AfD mund të bien dakord. Çdo gjë tjetër mbetet për t'u diskutuar midis Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, apo midis Hungarisë dhe Greqisë, midis CDU, CSU dhe SPD. Seehofer tani është i vetëdijshëm për këtë kompleksitet. Në vend të "dëbimeve të shpejta" ai u shpreh tani për "negociata të vështira"./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat