Kurz: Evropa kompletohet vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Evropë

Kurz: Evropa kompletohet vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:10
Theresa May dhe Sebastian Kurz

Evropa do të jetë e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, theksoi në një postim në Twitter kancelari Sebastian Kurz, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘’procesit të Berlinit’’.

“Jam shumë i inkurajuar nga kjo dinamikë pozitive e transformuar”, shtoi Kurz, i cili jep mbështetje të plotë për përfshirjen e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Kancelari austriak e konsideron stabilitetin e rajonit dhe progresin e Ballkanit si një prioritet të presidencës austriake të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat