Zyrtarët e BE-së: Nuk do të heqim dorë kurrë nga SHBA-ja - Bota Sot
Zyrtarët e BE-së: Nuk do të heqim dorë kurrë nga SHBA-ja

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Zyrtarët e BE-së: Nuk do të heqim dorë kurrë nga SHBA-ja

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian u janë kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se BE-ja është “armike”, duke thënë se Evropa “kurrë nuk do të heqë dorë nga Amerika”.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka thënë përmes një postimi në Twitter më 15 korrik se “ të cilësuarit e miqve më të mirë si armiq, vetëm gëzon armiqtë e vërtetë”.

“Evropianët dhe amerikanët janë të lidhur përmes historisë dhe vlerave të përbashkëta. Evropianët kurrë nuk do të heqin dorë nga Amerika sepse as Amerika nuk ka hequr kurrë dorë nga ne. Për këtë arsye ekzistojnë miqtë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se “Amerika dhe BE-ja janë miq të ngushtë. Kushdo që thotë se janë armiq është duke shpërndarë lajme të rreme”.

Trump ka thënë në një intervistë për CBS News se ai mendon që Shtetet e Bashkuara kanë shumë “armiq”, duke përfshirë edhe shtetet që konsiderohen si aleatët më të ngushtë të SHBA-së.

“Mendoj se Bashkimi Evropian është armik, për atë se si kanë vepruar në çështjet tregtare. Ju nuk do të mendonit për Bashkimin Evropian, mirëpo ai është armik”, ka thënë presidenti amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test