Qeveria Britanike i mbijeton votës vendimtare për doganat - Bota Sot
Qeveria Britanike i mbijeton votës vendimtare për doganat

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Qeveria Britanike i mbijeton votës vendimtare për doganat

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:14
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka kërcënuar ligjëvënësit rebelë në Partinë Konservatore me zgjedhje të përgjithshme këtë verë, nëse ata prishin planet e saj të Brexitit për dogana, ka raportuar gazeta The Times.

Në një nga periudhat më të tensionuara në historinë politike të viteve të fundit në Britani, janë mbajtur katër palë zgjedhje në katër vjetët e fundit, duke përfshirë, referendumin për pavarësinë e Skocisë më 2014, zgjedhjet e vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar, referendimi për Brexit më 2016 dhe zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga May vitin e kaluar.

The Times ka thënë se konservatorët që mbajnë rendin në parti, kanë nisur një paralajmërim te ligjvënësit pro-evropianë, të udhëhequr nga ish-ministrat, Stephen Hammond dhe Nicky Morgan, disa minuta para votimit vendimtar të së martës për doganat.

Në këtë mënyrë, May i ka ikur mposhtjes në parlament nga anëtarët e vetë partisë së saj.

Parlamenti ka votuar me 307 vota për dhe 301 kundër ndryshimeve në legjislacionin për tregti, sipas së cilave i kërkohet Qeverisë të tentojë të negociojë për një marrëveshje rreth bashkimit doganor me BE-në, nëse deri më 21 janar të vitit 2019 dështon të diskutojë një pakt të tregtisë së lirë me bllokun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test