Ja çfarë konsumon femra më e fuqishme në botë për ditëlindje - Bota Sot
Ja çfarë konsumon femra më e fuqishme në botë për ditëlindje

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Ja çfarë konsumon femra më e fuqishme në botë për ditëlindje

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:44
Kancelarja gjermane Angela Merkel me burrin e saj

Lajmi i ditës: Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të shkojë për pushime në resortin tradicional në Tirolin e jugut.

Prej vitesh, kancelarja e vendit më të fuqishëm në Europë viziton vetëm një vend për të pushuar. Bëhet fjalë për një hotel me katër yje në mal.

Por sivjet ajo nuk do shkojë atje, ndërsa bëhet e ditur se i shoqi, Joachim Sauer do të shkojë me një nga djemtë nga martesa e parë.

Nuk dihet pse kancelarja e ka marrë këtë vendim, ndërkohë që ajo sapo ka festuar 64-vjetorin.

Ajo ka darkuar me të shoqin dhe një çift miqsh në restorantin e preferuar ‘Borchardt’ në Berlin.

Pavarësisht vapës, ajo nuk u ul jashtë, porbrenda.

Në tryezë raportohet se u shtrua verë e bardhë, shnicel dhe sallatë patatesh.

Më pas erdhi torta dhe likeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test