Gjykata turke nuk e liron pastorin amerikan - Bota Sot
Gjykata turke nuk e liron pastorin amerikan

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Gjykata turke nuk e liron pastorin amerikan

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:22
Andrew Brunson

Një gjykatë në Turqi urdhëroi që një pastor amerikan, i cili po gjykohet nën akuzat për terrorizëm dhe spiunim, të mbetet në burg, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve në Shtetet e Bashkuara për lirimin e tij.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, akuzohet se ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekjen për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Brunson po ashtu akuzohet për mbështetjen e militantëve kurdë dhe, nëse shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 35 vjet burgim.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si "të turpshme dhe të neveritshme".

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Turqi tha se është "i zhgënjyer" nga vendimi i gjykatës në qytetin Izmir.

Seanca e ardhshme për gjykim është caktuar për më 12 tetor.

Brunson ka udhëhequr një kishë protestante në Izmir dhe është arrestuar në tetor, 2016.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test