Ish-sekretari britanik i quan “kuti letrash” gratë me burka

Evropë

Ish-sekretari britanik i quan “kuti letrash” gratë me burka

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:33
Boris Johnson

Ish-sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson ka ndezur zemërimin duke pretenduar se gratë që veshin burka duken si kuti letrash dhe plaçkitëse bankash. Komentet e tij janë dënuar nga Udhëheqësit e Punëve Myslimane, në krye me deputetin David Lammy.

Megjithatë, ai këmbënguli që burka dhe mbulesa të tjera që mbulojnë fytyrën nuk duhet të ndalohen në publik. Javën e kaluar, Danimarka ndoqi Francën, Gjermaninë, Austrinë dhe Belgjikën në ndalimin e burkës dhe hixhabit.

Johnson tha se shkollat dhe universitetet duhet të presin që studentët të heqin mbulesat e fytyrës në qoftë se ato do të duken si "si vjedhëse të bankave".

“Nëse më thoni se burka është shtypëse, atëherë unë jam me ju. Nëse thoni se është e çuditshme dhe ngacmim që gratë të mbulojnë fytyrat e tyre, atëherë pajtohem plotësisht. Unë do të shkoj më tej dhe do të them se është absolutisht qesharake që njerëzit duhet të zgjedhin të shkojnë rreth e qark duke u dukur si kuti letrash”, është shprehur Johnson.

Ai u kritikua rëndë për komentet nxitëse që i kishte bërë në kolumnën e tij të Daily Telegraph

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat