Lufta tregtare me SHBA-të, Lira turke në rënie të lirë

Evropë

Lufta tregtare me SHBA-të, Lira turke në rënie të lirë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 22:32
Grafiku

Lira turke arriti një tjetër rekord rënieje ditën e sotme, menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump se do të rishikojë aksesin pa taksa të Turqisë në tregun amerikan, çka do të prekte 1.7 miliardë dollarë eksporte.

Kjo lëvizje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një hap i radhës, në lidhje me luftën ekonomike që Trump ka hapur me shumë shtete. Tarifat e çelikut dhe aluminit u aplikuan edhe për Turqinë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke vendosur tarifa shtesë për importet amerikane.

Monedha turke ka humbur rreth 27% të vlerës së saj këtë vit, e ndikuar kryesisht nga tentativa e presidentit Erdogan për të kontrolluar politikën monetare, ndërsa as ndërhyrja e Bankës Qendrore në Turqi, nuk po sjell efektin e pritur.

Ekspertët thonë se rënie e mëtejshme e lirës është basti më i mirë që mund të vihet aktualisht, ndërsa theksojnë se Turqia duhet të mbështesë më shumë monedhën e saj, për të minimizuar rënien nga goditjet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat