Gjendje alarmante nga përmbytjet në Francë

Evropë

Gjendje alarmante nga përmbytjet në Francë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:22
Francë

Ekipet e shpëtimit me helikopterë kanë shpëtuar të paktën 750 persona në jug të Francës, pasi shirat e rrëmbyer nxorën nga shtrati lumenjtë.

Të paktën një turist, një 70-vjeçar gjerman, rezulton i zhdukur pasi po ndihmonte disa fëmijë në një prej 5 kampeve që u evakuuan.

Në disa zona ra deri në 10 centimetra shi, në më pak se 3 orë.

Të dhënat e para, sipas asaj që shkruan “Mirror”, flasin për të paktën 4 fëmijë që po trajtohen për hipotermi.

Policia tha se 70-vjeçari, i cili rezulton i humbur, po shoqëronte një grup prej 100 fëmijësh gjermanë që u evakuuan nga një zonë kampingu në Saint-Julien-de-Peyrolas, rreth 60 kilometra në veri të Avignon.

I bllokuar nga balta dhe rrymat e rrëmbyera, pasi lumi Ardeche doli nga shtrati, ai u fut brenda automjetit të tij, por ky i fundit u rrëmbye nga uji.

Deri më tani ai është i vetmi i zhdukur pas operacionit të shpëtimit, që u fokusua në kampingjet në këtë zonë, ku vala e të nxehtit përfundoi në stuhi dhe përmbytje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat