Tensionet në kulm/ Athina i përgjigjet Moskës: Duket se nuk kuptoni se Greqia…

Evropë

Tensionet në kulm/ Athina i përgjigjet Moskës: Duket se nuk kuptoni se Greqia…

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:57
Putini dhe Cipras

Athina zyrtare i eshte pergjigjur ashper Moskes, pas vendimit te saj per debimin e dy diplomateve te ambasades greke ne Rusi.

Me nje deklarate zyrtare, ministria e Jashtme e Greqise, thekson se “Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke. Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”- thuhet ne dekarate.

Sipas saj, vendimi i Athines per debimin e diplomateve greke eshte i bazuar në dëshmi per aktivitete ilegale dhe të parregullta të zyrtarëve rusë. Përkundrazi, vendimi i palës ruse është arbitrar, hakmarrës dhe jo i bazuar në ndonjë provë.

“Ne duam t’u kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të tolerojë përpjekjet për të marrë a) ryshfet zyrtarët shtetëror, b) të minojë politikën e saj të jashtme, dhe c) të ndërhyjë në punët e brendshme. Greqia mori masat vetëm pas dokumentimit të provave të prekshme inkriminuese. Për më tepër, Greqia nuk ndërhyri ose nuk u përpoq të ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë. Është e qartë se ka disa rusë – për fat të mirë pak – që mendojnë se mund të veprojnë në Greqi pa respektuar ligjet dhe rregulloret dhe madje të bëjnë kërcënime. Miqësia midis Greqisë dhe Rusisë dikton që mendimet e tilla duhet të braktisen dhe jo anasjelltas”- thuhet ne deklarate, ku shtohet “Së fundmi, në lidhje me masat arbitrare të marra nga udhëheqja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Greqia do të përgjigjet me durim dhe me lehtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat