Ministri norvegjez jep dorëheqje për shkak të udhëtimit privat

Evropë

Ministri norvegjez jep dorëheqje për shkak të udhëtimit privat

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg, u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se ka shkelur rregullat e sigurisë gjatë një udhëtimi private në Iran.

Ai shkoi në një udhëtim me një ish-fitues të një gare bukurie me origjinë iraniane.

Sandberg (58) ishte në korrik për të vizituar Iranin, por nuk e kishte informuar qeverinë dhe nuk kishte marrë telefonin e tij mobil.

Shërbimet e sigurisë së Norvegjisë rregullisht përmendin Iranin si një nga vendet më aktive në fushën e spiunazhit, së bashku me Kinën dhe Rusinë.

Sandberg  pas dorëheqjes në këtë post do të zëvendësohet nga Harald Tom Nesvik, gjithashtu një anëtar i Partisë Progresive.

Tani ish-ministër, i cili kërkoi falje për veprimet e tij, dha dorëheqjen pas raporteve të medias dhe presioneve të partisë.

Sandberg udhëtoi në Iran me Bahareh Letnes, një ish-Miss që u bë sipërmarrëse. Ajo mori leje për të qëndruar në Norvegji pas tre përpjekjeve të kërkesës dhe një dëbimi nga vendi. Si arsye për të qëndruar në Norvegji, ajo ka deklaruar se në Iran është kërcënuar me martesë të detyruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat