Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin në përgjigje të udhëheqësit të Dverit, Boshko Obradoviq, i cili përmes një shkrimi në Twitter bëri thirrje për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
"Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj", tha Vulin.
Obradoviq të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiq për shkak të deklaratës se është për ridefinim të kufijve me Kosovën.