Gazetat ditore në Gjermani po humbasin lexuesit

Evropë

Gazetat ditore në Gjermani po humbasin lexuesit

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Gazetat e shtypura ditore në Gjermani lexohen çdo ditë nga rreth 40 milionë qytetarë ose 1.3 milion më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri sot të ditur agjencia e analizës mediale AGMA.

Sipas të dhënave të fundit, 55.8 për qind e popullsisë së rritur të Gjermanisë mbi 14-vjeç lexon gazetat ditore.

Gazeta më e lexuar është "Bild" me 9.42 milionë lexues, pasuar dukshëm më mbrapa nga "Süddeutsche Zeitung" me 1.25 milion dhe "Frankfurter Allgemeine Zeitung " me 760.000 lexues.

Përdoruesit e edicionit online të gazetave ditore nuk morën pjesë në anketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat