Policia spanjolle vret një sulmues me thikë

Evropë

Policia spanjolle vret një sulmues me thikë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Një burrë është vrarë në një stacion policor në Cornellà de Llobregat, në jug të Barcelonës, pasi ishte i pajisur me thikë dhe ishte dëgjuar duke bërtitur në gjuhën arabe.

Sulmuesi që është raportuar të ketë qenë 29 vjeç nga Algjeria, ka hyrë në ndërtesë në orët e hershme të mëngjesit dhe është vrarë nga një anëtar i sigurimit.

Policia e Katalonjës ka thënë se sulmuesi ka shënjestruar zyrtarët.

Sipas raportimeve ai ka bërtitur “Allabu Akbar” (Zoti është më i madhi).

Agjencia spanjolle e lajmeve, Efe ka thënë se sulmuesi ka jetuar afër zonës Cornellà de Llobregat dhe se ka pasur numër identifikues të të huajve.

Stacionet policore në gjithë Spanjën janë alarmuar si rezultat i këtij incidenti.

Ky sulm ka ndodhur vetëm tri ditë pas shënimit të përvjetorit të parë të sulmeve xhihadiste të vitit 2017 që kanë ndodhur në qendër në Barcelonës dhe afër Cambrils, në të cilat patën vdekur 17 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat