Tusk: Plani i kryeministres britanike për tregti nuk do të funksionojë

Evropë

Tusk: Plani i kryeministres britanike për tregti nuk do të funksionojë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:27
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë plani i kryeministres britanike, Theresa May për bashkëpunim ekonomik me Bashkimin Evropian, “nuk do të funksionojë”.

Tusk ka thënë se plane të tilla rrezikojnë shkatërrimin e tregut të përbashkët pas Brexitit.

Ai i ka bërë këto deklarata në fund të samitit të BE-së që është mbajtur në Salsburg, me ç’rast liderët e 27 vendeve të BE-së kanë diskutuar për Brexitin.

May ka thënë se propozimet e saj janë mënyra “e vetme serioze dhe kredibile” për të anashkaluar një kufi më të ashpër në Irlandën Veriore.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Tuskut, ajo ka thënë: Po, shqetësimet janë në rritur dhe dua ta di çfarë janë ato”.

Ajo ka thënë se “ende ka shumë punë për të bërë”, mirëpo ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur edhe për një Brexit pa marrëveshje.

Britania e madhe pritet të largohet nga BE-ja në, më 29 mars të vitit 2019 dhe të dyja palët janë ende duke tentuar të arrijnë një pakt deri në atë kohë.

Palët ende nuk janë pajtuar për disa çështje, duke përfshirë atë se si të mënjanohen kontrollohet në mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

Tuska ka thënë se muaji tetor, do të jetë “momenti i së vërtetës” për arritjen e një marrëveshjeje, dhe se “nëse krijohen kushtet”, do të mbahen një samit shtesë në muajin nëntor “për ta zyrtarizuar” atë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se “ende duhet punuar shumë” në procesin e Brexitit, mirëpo të 27 vendet e BE-së, “janë të bashkuara se në aspektin e tregut të përbashkët, nuk do të ketë kompromise”.

Liderët e bllokut evropian kanë diskutuar planet e Britanisë, të cilat janë prezantuar para tyre nga kryeministrja May në mbrëmjen e së mërkurës në Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat