Rasti “Maaßen” përçan Gjermaninë

Evropë

Rasti “Maaßen” përçan Gjermaninë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:45
Angela Merkel

„Kemi gabuar“ - Rasti „Maaßen“ duhet të rihapet, thotë kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles dhe shpreson se ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do të tregojë mirëkuptim. Edhe kancelarja Merkel kërkon zgjidhje të shpejtë.

Kthesë e papritur në rastin e Hans-Georg Maaßen, ish-kreut të Mbrojtes Kushtetuese, shërbimit sekret gjerman që vëzhgon ruajtjen e Kushtetutës pas largimit nga detyra. Me kërkesë të kryetares së partisë socialdemokrate, Andrea Nahles, që ndodhet nën presion të fortë nga partia e saj, kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer do ta rimendojnë ringritjen në post të Maaßenit, pas largimit nga detyra si kreu i Mbrojtjes Kushtetuese për shkak të kritikave të forta dhe disa deklaratave për një video ku sulmoheshin të huajt. Maaßen u shpreh para disa ditësh për gazetën "Bild" se nuk ka të dhëna për një gjueti ndaj të huajve dhe vuri në dyshim vërtetësinë e videos.

Të rivlerësojmë situatën

Image
Andrea Nahles

Merkel është shprehur se së bashku me Nahles dhe kreun kristiansocial do të kërkojnë një „zgjidhje të përbashkët, të qëndrueshme" madje përgjatë fundjavës. Merkel u shpreh se ka një ujdi me Seehofer dhe Nahles që „të rivlerësojme situatën". Nahles i është drejtuar me një letër Merkelit dhe Seehoferit duke kërkuar që të rishikohet vendimi i së martës. Kemi gabuar“, thotë kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles. Në letrën e saj, Nahles iu referua „reagimeve tërësisht negative" brenda popullatës . „Kjo duhet të jetë arsye që të reflektojmë". Edhe Merkel kërkon një reagim të shpejtë, sepse „për shkak të sfidave të jashtme dhe të brendshme" në këtë kohë është mjaft e nevojshme një „përqëndrim i plotë tek aftësia vepruese e qeverisë". Kreu i grupit parlamentar kristiansocial, Alexander Dobrindt u shpreh se pritet „një fundjavë e ashpër e përpjekjeve diplomatike".

Image
Hans-Georg Maassen dhe Horst Seehofer

Ngritja në detyrë e Hans-Georg Maaßenit shkaktoi kritika të forta brenda socialdemokratëve, që donin nxjerrjen në pension të tij. Zemërimi u rrit kur u bë e ditur, se Maaßen, ngrihej në detyrë, duke u bërë sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme e duke zëvendësuar kështu socialdemokratin Gunther Adler në këtë detyrë. /DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat