Sulmohet dhunshëm grupi politik anti-Salvini në Itali

Evropë

Sulmohet dhunshëm grupi politik anti-Salvini në Itali

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 17:13
Gjithashtu në konflikt është përfshirë edhe Claudio Riccio, deputet i të majtës italiane. Bazuar në rrëfimin e manifestuesve, dy të dëmtuarit po ktheheshin në shtëpi përpara se të pësonin pritën e një grupi fashist.

Grupi prej 5 vetësh u godit me armë të ftohta të tipit: thika, doreza hekuri, rripa me togëza etj, rreth orës 22 të mbrëmjes, direkt pas manifestimit antiracist “Kurrë me Salvinin”.

Ngjarjen e tregon europarlamentarja bareze Eleonora Forenza. Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur dy vetë, ndër të cilët: asistenti i eurodeputetes Antonio Perillo, i cili është dërguar menjëherë në urgjencë pas një dëmtimi të rëndë në kokë.

Gjithashtu në konflikt është përfshirë edhe Claudio Riccio, deputet i të majtës italiane. Bazuar në rrëfimin e manifestuesve, dy të dëmtuarit po ktheheshin në shtëpi përpara se të pësonin pritën e një grupi fashist.

Militantet e Casapound, partisë së ekstremit të djathtë në Itali, thonë se përgjatë manifestimit ishin provokuar dhe fyer, kësisoj kanë reaguar. Rrugicat përreth institucionit të ekstremit të djathtë, pasditen e eventit ruheshin nga furgona të policisë, pikërisht për të parandaluar momente tensioni.

Manifestuesve madje u ishte ndaluar të kalonin afër këtyre rrugicave. Por agresioni ndodhi kur manifestimi sapo kish përfunduar, pikërisht në lagjen “Liberta”, e vizituar javën e shkuar nga ministri i Brendshëm Matteo Salvini. Vlen të theksohet se në muajt e shkuar, po në këtë lagje, është zhvilluar një peticion për të “dëbuar emigrantët e parregullt”, peticion ku kanë aderuar edhe eksponentë të tjerë të Legës.

Pas hetimeve të para, 30 militantë të Casapound janë identifikuar në selinë e Policisë. Sipas raportimit të fundit të policisë, 5 prej tyre kanë marrë pjesë në agresionin e armatosur kundër manifestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat