Berlusconi do të kandidojë në zgjedhjet evropiane

Evropë

Berlusconi do të kandidojë në zgjedhjet evropiane

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:57
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, lideri i Foza Italias dhe i koalicionit të së djathtës do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane që priten të zhvillohen në të gjitha vendet anëtare të BE në maj të 2019.

Ky lajm është bërë publik nga vetë Silvio Berlusconi gjatë një tubimi të Partisë Forza Italia zhvilluar këtë të diele në qytetin e Fiuggit, ku mori pjesë dhe kryetari i Parlamentit Europian  Antonio Tajani.

“Shpëtuam Italianë nga komunistët e sot 25 vite më vonë Italia ndodhet përballë një rreziku më të madh që është injoranca, paaftësia, e aspirata e vazhdueshme ndaj një urrjetje social “, ka deklaruar Silvio Berlusconi përballë militantëve të forcës së tij politike.

Ish-kryeministri italian tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane për të shpëtuar vendin e tij që e adhuron e kërkon që Forza Italia të rikthehet të jetë forca e parë politike në Itali.

Ndaj qeverisë Conte, Silvio Berlusconi shprehet se është mjaft kritik e se manovra ekonomike që synon të ndërmarrë ekzekutivi italian rrezikon rritjen e borxhit publik e vë në vështirësi sipërmarrjet italiane e tregun financiar.

Ndërsa për forcat politike që qeverisin vendin, Silvio Berlusconi thotë se Lëvizja 5 Yje është trashëgimtarja me e keqe italiane, ndërsa Partia Lidhja  qeveris me një program politik të hartuar nga Forza Italia.

Por lideri i koalicionit të së djathtës shprehet me rezerva dhe ndaj aleatit të tij politik Matteo Salvinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat