Rusia furnizon Sirinë me sisteme të reja raketore

Evropë

Rusia furnizon Sirinë me sisteme të reja raketore

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:24
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Rusia do ta furnizojë Sirinë me sistemin raketor tokë-ajër S-300, bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke thënë se ai do ta përmirësojë mbrojtjen e këtij vendi dhe do të ndihmojë shmangien e incidenteve, të tilla si rrëzimi i një avioni rus nga forcat siriane, javën e kaluar.

Shoigu tha se Moska do ta dërgojë sistemin S-300 brenda dy javësh dhe se do t'i furnizojë forcat e Qeverisë siriane me sisteme të tjera të përditësuara për mbrojtje nga ajri.

"Këto do t'i përmirësojnë operacionet siriane të mbrojtjes ajrore dhe, më e rëndësishmja, do të garantojnë identifikimin e të gjithë avionëve rusë nga Siria", tha Shoigu.

Më 17 shtator, forcat e Qeverisë siriane kanë rrëzuar një avion rus, Il-20, në veriperëndim të provincës Latakia, duke shkaktuar vdekjen e të 15 shërbyesve në bord.

Ministria e Shoigut e ka fajësuar Izraelin, duke thënë se ushtria e këtij vendi ka përdorur avionin rus si mbulesë, për t'iu shmangur sistemit sirian të mbrojtjes ajrore.

Rusia i ka dhënë regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, mbështetje të madhe gjatë luftës civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Moska ka ndihmuar mbrojtjen e Assadit nga rrëzimi i mundshëm dhe e ka kthyer rrjedhën e luftës në favor të tij kur ka nisur fushatën e sulmeve ajrore në vitin 2015 dhe ka rritur praninë e saj ushtarake në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat