Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mesë 24 mijë shqiptar - Bota Sot
Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mesë 24 mijë shqiptar

Fejtone

E enjte, 24 maj 2018

Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mesë 24 mijë shqiptar

Nga: Transkriptuar nga Diana Bunjaku Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 20:52
Historia e dhimbshme e Prokuples

Gazetaret kanë ndaluar makinën e cila nuk kishte targa shqiptar dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë.

“Si po jetoni?  Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet jetojmë”.

Ata po ashtu iu kanë treguar gazetareve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misionin i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet ti ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur.

Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse mban emrin ky fshat “Arbanas”?

Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, janë përgjigjur fshataret serb të cilët tani jetojnë në atë vend.

Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor Iljaz Rexha e ven theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme që mbajnë këtë emër.

Këto fshatra gjenden si në dokumente skllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgarëve skllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane.

 Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “ “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata skllave.

Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.

Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi?  --- Në Alabama i kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë.

“Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën por vetëm vazhdoni drejt rrugën”.

Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët.

“Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën.

Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende që duhet me çdo kusht të heshtin.

Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë e cila është pranuar edhe nga vet autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave.

Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qytet që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptaret e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë  Prokuple duket është një qytet  si shumë te tjerët.

E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve.

E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin mesë 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Si mund të zhduken mijëra njerëz, historitë e tyre personale, zërat kujtimet lotët si mund të shuhet e mohet gjithçka. E vështirë të mos prekesh ashtu siç i ndodh edhe shoqëruesve tanë nga Kosova.

Ne jemi të vetëdijshëm se këta kanë kryer punë me neve dhe nuk kanë pas më se çka të fshehin kështu qe nuk është më rrezik për ta, sepse ne e dimë shumë mirë nga autoret e ndryshëm se edhe tanë por edhe serb, që këtu ka fshatra që janë zhduk dhe fare më nuk i dihet as emri”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Ai ka treguar se autori Mita Rakic me një vepër të tij, “ Serbia e re “ e quan këtë pjesë të re, pasi mundeni me marr me mend, vjen në këtë tokë, e sheh të zbrazët të banuar me shqiptarë dhe këtë trevë të okupuar nga Serbia në vitin 1878 e titullon me emrin “ Serbia e Re” . Madje ka hasur ne vendbanime të djegura shkrumb e hi për të cilat nuk dihet as emri i atyre fshatrave. Dhe për ta nuk paraqet problem pse ne i kemi trashëguar emrat e këtyre vendbanimeve në Kosovë”, ka thënë studiuesi Ismet Azizi.

Studiuesi Florent Hasani po ashtu ka thënë se pas dëbimit të shqiptarëve nga këto territore ato do të populloheshin me ushtrinë serbe dhe malazeze si element për të serbizuar këtë territor.

“Këto popullsi do të lejonin me favore të ndryshme p.sh një familje do të merrte shtëpi dhe  pasuri falas nga 20 hektar tokë të punueshme dhe nga 10 hektar sipërfaqe malore. Dhe kjo nënkupton se ato të gjitha më parë ishin pasuri të shqiptarëve të cilët ishin dëbuar nga këto troje”, ka thënë Hasani.

Më pas thuhet këto dhe shumë lehtësi të tjera iu ofruan popullsisë serbe, për ti sjell dhe populluar këto territore. Gjithçka u bë me një shpejtësi marramendëse si formë për të mbyllur menjëherë këtë çështje e për të vazhduar marshimin më tej në territore shqiptarëve.

Shumicën dërmuese të mbiemrave i gjen sot në Kosovë. U larguan si familje, e tashmë janë fshatra të tërë që rrënjët i kanë nga ky vend:

si Lepaja, Pllana, Nishliu, Llapashtica, Breznica, Rudari Stublla, Bllaca e pafund të tjerë, pa lënë mënjanë mbiemrin e përgjithshëm Muhaxhiri.

Të gjithë vijnë nga këtu, dhe të parët e tyre jetonin prej shekuj në këtë vend. Ndërsa mbiemrat i ruajtën si formë për të treguar  për të mos harruar me shpresën për tu rikthyer dikur aty ku kanë varret e të parëve të tyre./Vazhdon

Lexo edhe këtë: Dëshmitë rrëqethëse për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit

Lexo edhe këtë: Kalaja e Nishit ka themele që i përkasin periudhës së Dardanëve

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test