Projekti i decentralizimit vetëvrasje për popullin shqiptar

Fejtone

Projekti i decentralizimit vetëvrasje për popullin shqiptar

Msc. Gani Kadriu Nga Msc. Gani Kadriu Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Lidhur  me bisedat e para rreth propozimit për decentralizimin dhe formimin e Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, përmes një reagimi botuar në gazetën “Koha Ditore”, më 18 prill 2003, por edhe më vonë,  në gazetën “Bota Sot”, më 22 prill 2013, doja të përkujtoja, se propozimi për decentralizimin e shtetit të Kosovës edhe pas zgjidhjes së statusit politik të tij, ngjall shpirtrat e djallit në Serbi, sepse përmes decentralizimit dhe bashkësisë (asociacionit) së komunave do të përforcohen enklavizimet (vendqëndrimet) si përgatitje për (bashkim) kantonizim, dhe sipas sugjerimeve të kishës serbe dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve te Serbisë (ASHAS), edhe ndarjen territoriale të Kosovës dhe se Projekti i decentralizimit me ato kritere që ishin ?paraparë në përmbajtjen e tij dhe tashmë janë pranuar, është vetëvrasje për popullin shqiptar dhe minoritetet e tjera jo serbe.

??Për ata që kishin vizion, shihej haptazi, se ndihmesë të madhe zhvillimit dhe përforcimit të strukturave paralele, pas 10 qershorit 1999, u jepte neglizhenca e UNMIK-ut, për zhbërjen e tyre.

Pavarësisht se në tetor të vitit 2003 OSBE-ja i dërgoi UNMIK-ut një raport te hollësishëm, me rekomandime për zhbërjen e strukturave paralele në Mitrovicë.

Edhe pas rekomandimit të OSBE-së, UNMIK-u nuk ka reaguar në zhbërjen e strukturave paralele, dhe se "ilaçin" kundër strukturave paralele pas vitit 2005, e shihte vetëm nëpërmjet decentralizimit. Ndihmesën e dikurshme në heshtje të UNMIKU-t, nëpërmjet përforcimit të strukturave paralele të planifikuara nga politika e Serbisë, si plan afatgjatë për ndarjen territoriale të Kosovës përmes decentralizimit, formimit të Bashkësisë (ASOCIACIONIT) së komunave me shumicë serbe  dhe haptazi  neglizhencën e qëllimshme të  UNMIK-ut, vërtetuar më datë 14.11.2017, në OKB, nga deklarata e shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, duke shprehur se: "HENDEKU MË I MADH AKTUALISHT MES KOSOVËS DHE SERBISË ËSHTË FORMIMI I ASOCCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE". Mjerisht është përkrahje me vetëdije apo pa vetëdije, i sigurimit të kushteve për ndarjen territoriale të Kosovës, sipas  politikes së Serbisë, si dhe mbështetjes, dikur në heshtje dhe tani haptazi të vet UNMIK-u?t. 

Ky ishte një mashtrim, para të cilit dikur dhe sot ?"intelektualët" shqiptarë, përgjegjësit politikë dhe ASHAK, ishin në gjumë, pasojat e të cilit tani po duken qartë?.

Duhet rikujtuar se ?po në prill të vitit 2004, Beogradi vetëm kishte vizatuar hartën e re të Kosovës dhe kishte planifikuar propozimin për katër apo pesë kantonet (komunat) (Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ferizajn), të ngjashëm me rregullimin territorial-politik të Mbretërisë SKS të viteve 1921-1931, kur Kosova ishte e ndarë në pesë qarqe (Zveçanit, Kosovës, Dukagjinit, Prizrenit dhe Shkupit).     ?

Qeveritë serbe gjithmonë rregullimin territorial-administrativ të Kosovës e bënin në mbështetje të përbërjes dhe renditjes etnike të popullsisë dhe kishin përkrahje edhe të disa ndërkombëtarëve, duke shfrytëzuar si pranim, heshtjen ?e përgjegjësve politikë në Kosovë.

Këtë haptazi?, që atëherë, ?e vërtetoi edhe Vuk Draskoviç në një intervistë në KTV, më 17.11.2005,  duke u thirrur gjithmonë në raportin e Kai Aide (të cilin e interpretonte ashtu siç i pëlqente atij dhe Serbisë), se 200.000 serb (sipas V.D), që e kanë lëshuar Kosovën dhe tani duhet të kthehen, jo më në vendbanimet e tyre të mëparshme, por ku ata dëshirojnë, si: në Graqanicë, në Llapnasellë, në Qagllavicë, sigurisht për t’u lidhur me Lipjan, Shtërpcë, Prilluzhë, Mitrovicën veriore dhe me Zveqan. Saktësisht në ato pjesë të Kosovës, nëpër të cilat e bëri vizitën e parë pas lufte në Kosovë dhe e zhvilloi marshutën Boris Tadic.

?Sigurisht, kur do të bisedohej? për kthimin e serbëve, kjo kërkesë do të shtrohej para komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht edhe gjatë bisedimeve për pavarësinë e bashkësisë së komunave serbe, për policinë, për gjyqësinë, për planifikimin hapësinor, etj. dhe do t’i arsyetonin si zona të sigurta dhe të mbrojtura, për lidhje ekonomike, kulturore dhe historike me Serbinë, me pretendimin se në një të afërme, të ndahen dhe të krijojnë nga Kosova lëkurën e leopardit.

?  Rreth këtyre çështjeve, disa ?personalitete ndërkombëtarë, vigjilentë dhe të sinqertë, me vëmendje përcillnin lëvizjet politike pas lufte në Kosovë dhe haptazi rekomandonin  si të veprohet për zgjidhje të drejtë të problemeve që krijonte Serbia përmes komunitetit serb në Kosovë. Kështu në prill të vitit 2004, Buganjski tërhoqi vërejtjen se: " nëse vazhdohet me zhagitje (të cilën me qëllim e bënte Serbia), të zgjedhjes së problemeve për kthimin e serbëve ne vendbanimet e tyre të më hershme brenda në Kosovë, do jetë vështirë ndërtimi i një shoqërie nulti etnike, si dhe me të madhe do të jenë gjasat, se ndarja do të jetë rezultati final"

Ndërkombëtaret nuk përfillën, ndërsa vendoret nuk e aktualizuan porosinë e z. Wolgfang Petritsch, "që kur të diskutohet për Kosovën nëpërmjet DECENTRALIZIMIT, të mos përsëriten gabimet, modelet e shekullit XlX, që territori i Kosovës nëpërmjet decentralizimit të ndahet sipas etniciteteve".

Në Kosovë e më gjerë, këto lëvizje vrojtoheshin dhe interpretoheshin në mënyra të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, reagohej sikur nuk donin ta pranonin realitetin që po ndodhte para syve të tyre, duke u ngushëlluar me fjalë naive përmes mediave, "Beogradi po hahet me ëndrra"!

 ?Fakti se në fillim të bisedimeve, nuk pati sykthjelltësi  nga ana e përfaqësuesve të Kosovës për të kërkuar me ngulm nga Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar, korrigjimin dhe ndryshimin e preambulës në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ku Kosova parashihet nën juridiksionin e saj, flet shumë, se sa ishin të papërgatitur përfaqësuesit e Kosovës! Serbia, në çdo kohë ishte dhe është ?e përgatitur për bisedime rreth çështjes së Kosovës, e sidomos shumë më e fuqishme pas aprovimit të Projektit për Decentralizim, me përmbajtje të një hapësire të bollshme për interpretime të favorshme për Serbinë, por shqiptaret e Kosovës, mjerisht  gjithmonë i ka gjetur të papërgatitur, dhe të paaftë, për interpretimin e përmbajtjes së Projektit.    ?

Asnjëherë nuk u përfillën dhe analizuan rekomandimet e atyre njerëzve, që ishin vigjilent e të sinqertë, si: z. Peter Rogell, i cili porosiste: "KUJDES NGA PLANET SERBE PER KOLONIZIMIN E KOSOVES".

Serbët të ikur nga vendbanimet e ndryshme të Kosovës, në masën më të madhe u përqendruan në Veri dhe ne
pjesën Lindore. Tani ata paraqesin rrezik potencial për ta përforcuar praninë e tyre jo reale (duke shtuar numrin e serbëve me falsifikime) nëpër vendbanime të caktuara të Kosovës, në mënyrë që pas enklavizimit (vendqëndrimit) ta aktualizojnë kantonizimin (bashkimin territorial), normalisht edhe ndarjen territoriale, kështu siç po shihet.

Këto plane janë propozuar, sa e sa herë nga Dobrica Qosiqi, i cili vazhdimisht i ka porositur serbët se: "kurdo që e kërkon nevoja,, serbët duhet të manipulojnë, falsifikojnë dhe gënjejnë, dhe se GËNJESHTRA PËR INTERES TË KOMBIT, PËR SERBËT ËSHTË AKT PATRIOTIK..."

?Plani i shpallur në "Kuvendin e Unionit të Komunave serbe", më 25 shkurt 2003, në Veri të Mitrovicës, që atëherë është vlerësuar me të drejtë nga OSBE, si :"PLAN PËR NDARJE ETNIKE E JO PËR INTEGRIM TË KOSOVËS". Para këtij veprimi, në Kosovë reagohej ad-hoc (me eufori) dhe brenda një kohe të shkurtër heshtej.

? ?Serbët në atë kuvend zgjodhën anëtarët që do të përfaqësonin vendbanimet e Anamoravës, Kosovës qendrore, Veriun e Kosovës, Dukagjinin dhe Shtërpcën, që nënkuptohej se kanë përgatitur edhe argumente (sigurisht edhe të falsifikuara), për pranin e popullatës serbe, në vendbanimet e këtyre rajoneve dhe më gjerë në gjithë territorin e Kosovës, si dhe dëshmi kadastrale për pronat e tokave, që është argument qenësor për vetëadministrimin e një territori.

?Sulmi i politikaneve serb, që me çdo kusht të kenë një status të veçantë politikë, për komuna me popullatë shumicë serbe, ishte strategji e përgatitur herët, me qëllime të caktuara për ndarjen territoriale të Kosovës.

?Kjo strategji politike ishte e përgatitur mirë dhe përmes normave të Sistemit të Decentralizimit, që ?i paraqisnin edhe para komunitetit ndërkombëtar, paraqesin dëshmitë (gjithmonë të falsifikuara) të pa kontestueshme për strukturën nacionale të popullsisë, pranin e saj sipas vendbanimeve si dhe dëshmitë e kadastrave për pronat dhe pronarë të tokave, nga që kanë dokumentacionin me librat origjinalë të Kadastrave dhe të Gjendjes civile, ndërsa ne kemi pranuar kopjet, me cilat nuk do të mund asnjëherë të paraqesim prezencat e tyre origjinale.?

Shteti Serb e di fare mirë, se në sistemin e ekonomisë së tregut, në shtetet demokratike, prona është e shenjtë dhe pronari i saj është ai që ka dëshminë në emrin e tij. Pronat në Kosove kanë qenë të regjistruara në librat e Kadastrës si dhe në dokumentacione të tjera shtetërore.

?Shteti Serb e di mirë gjithashtu, që në rastin e shtetit Izraelit populli i saj, në territorin e sotëm ka siguruar në bazë të tapive, që secili individualisht apo kolektivisht ka pasur dhe e kanë blerë gjatë dy mijë vjetëve të shkuara, deri në momentin e krijimit të kushteve të njohura historike, të themelimit të shtetit të sotëm Izraelit, në vitin 1948.    ?

Duke u bazuar në këtë shembull, qeveria serbe, që nga viti 1999 dhe sot i ndihmon qytetaret serb, për të blerë pasuritë e patundshme të shqiptareve në Veri të Mitrovicës edhe me çmime shumë të larta, për të siguruar kështu territorin etnikisht të pastër, vetëm me popullsi serbe./Vijon

Lexo edhe këtë: Decentralizimi apo copëtimi i Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat