Ndihmohen 60 familje skamnore të Ferizajt

Ferizaj

Ndihmohen 60 familje skamnore të Ferizajt

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 22:28
Musli Murseli

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, me gjëra ushqimore janë ndihmuar 60 familje skamnore të qytetit të Ferizajt.

Musli Murseli, një qytetar nga fshati Komogllavë i Ferizajt, i cili tash e sa vite jeton me familjen në Zvicër, u ka dalë në ndihmë disa familjeve skamnore ferizajase me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se ky gjest duhet të reflektohet edhe te bashkatdhetarët e tjerë, në mënyrë që sadopak të zbutet varfëria në këto familje. “Besoj se këto ndihma nuk janë të fundit, ndërsa vetë mënyra e shpërndarjes le të shërbejë si nxitje edhe për të tjerët që ta shtrijnë dorën e solidaritetit”, ka thënë Murseli. Përzgjedhjen e familjeve të cilat janë ndihmuar e ka bërë Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Ferizaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat