PDK Ferizaj: Sfarqa për tre vjet shkeli 40 herë ligjin

Ferizaj

PDK Ferizaj: Sfarqa për tre vjet shkeli 40 herë ligjin

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:42
PDK Ferizaj

Dega e PDK-së në Ferizaj ka kërkuar nga prokuroria që të nis hetimet ndaj kryetarit të Komunës Muharrem Sfarqa.

Sipas PDK-së në Ferizaj, Sfarqa ka bërë më shumë se 40 herë në ligjet e vendit, për tre vjet qeverisje komunale.

“Këto 40 shkelje të ligjeve, ankesa jonë në MAPL, kërkesa jonë publike për fillimin e hetimit nga ana e prokurorisë për kryetarin e Komunës hasën në vesh të shurdhër, por jo edhe kjo e fundit nga AME, por sikur të reagonin me kohë këto institucione  ky kryetar tashmë do të ishte i shkarkuar dhe Ferizaj nuk do të ishte në një situatë kaotike siç është sot! Pra lind pyetja ku është prokuroria që nuk po reagon pas tërë këtyre skandaleve?”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK thotë se Agjensioni për Menaxhimin  e Emergjencave, ka mbështetur kundërshtimet e kësaj partie në lidhje me shpalljen e konkursit për zjarrfikës,  i cili sipas PDK-së ka shkelje të akteve ligjore. “Javën e kaluar ne reaguam për skandalin e radhës se kryetarit Sfarqa, në lidhje me hapjen skandaloze të konkursit për zjarrfikës duke shkel çdo akt juridik. Reagimi ynë si çdo reagim tjetër ishte me vend i dokumentuar me fakte konkrete dhe jo reagim politik apo siç i quan pushteti në ikje " reagim refren". Këto shpifje të tyre i demantoi Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave i cili me të parë këtë skandal i cili u bë publik nga PDK-ja, AME kërkoi që menjëherë kryetari Sfarqa ta anuloj këtë konkurs sepse nuk është konform dispozitave ligjore”, thotë tutje PDK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat